“Ekipi duhet ta ruaj këtë fond të lojtarëve dhe plus t’i sjellë së paku edhe tri përforcime nëse dëshiron të mbetet në elitën e futbollit. Kryesia është kah angazhohet por çfarë do të jenë rezultatet mbetet të shihet”, tha Baliqi, duke shtuar se nëse klubi nuk lëviz ai do ta shqyrtojë mundësinë e largimit.
“Nuk do t’i lejojë vetes që me një ekip që jam shpallur kampion të largohem në një ligë më poshtë. Futbollit s’i dihet, mundemi edhe me këtë ekip dhe me përforcime të largohemi, por së paku do të luftonim si duhet. Kështu si jemi tash është keq”, tha mesfushori mitrovicas, të cilit kontrata me skuadrën e Trepçës i ka skaduar dhe për fatin e saj do të vendoset gjatë këtij muaji.
Trepça, gjatë stinorit vjeshtor u përball me shumë probleme, sidomos me ndërrimin e trajnerëve, fillimisht u largua Rafet Prekazi, pastaj Sheremet Isufi dhe tash skuadrën po e udhëheq Emin Ajvazi. Kjo ka ndikuar që “xehetarët” periudhën e parë ta mbyllin në vendin e 9-të me vetëm 18 pikë, gjashtë më shumë se i fundit në renditje, Fushë Kosova. /Zëri/Telegrafi/