Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka dalë në terren pas reshjeve të borës që kapluan vendin.
Në Facebook ka njoftuar se komuna ta bëjë të pamunduren që të veprohet përballë kësaj situate.
“Për momentin jemi tek Qafa e Duhlës dhe ekipet janë në teren, por më duhet t’ju njoftoj se rrugët për Javor, Luzhnicë, Greiçevc etj janë vështirë te kalueshme, nga reshjet e fundit të borës”.
“Ne do ta bëjmë të pamunduren që të veprojmë përballë kësaj situate, e cila duket se do të jet e vështirë sonte”, shkroi ai në Facebook.