Site icon Telegrafi

Bali Muharremaj krenar me djalin e xhaxhait të tij, Gjon Muharremaj që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision

Mbrëmë (e enjte) është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2021.

Në skenën e madhe të Rotterdamit janë ngjitur 17 artistë nga 17 shtete të ndryshme, duke interpretuar live këngët përkatëse.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, këndoi e 11-ta, gjersa më pas në skenë u paraqit edhe një tjetër shqiptar.

Bëhet fjalë për artistin Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears’, i cili përfaqëson Zvicrën sivjet në Eurovision me këngën “Tout l’Univers”.

Lexo po ashtu Lista e plotë e 26 shteteve finaliste të Eurovision 2021 – Dy shqiptarë do të ngjiten në skenën e Rotterdamit të shtunën

Gjoni me prejardhje është nga Kosova, e për ata që nuk e njohin, ai është pikërisht djali i xhaxhait i një politikani mjaft të njohur nga radhët e AAK-së.

Bëhet fjalë për Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili nuk i mbajti emocionet gjatë paraqitjes së kushëririt të tij në Eurovision.

Ai publikoi në rrjetin social Facebook një status dedikuar Gjonit, duke u shprehur krenar për paraqitjen e tij.

“Gjon Muharremaj (djali i agjës) sonte në Eurovision dha një paraqitje të jashtëzakonshme. Natyrisht kërkoj edhe votë për paraqitjen e Shqipërisë, por Gjoni sonte ishte fantastik”, shkroi Bali Muharremaj në Facebook.

Lexo po ashtu Intervista e Gjon Muharremajt për Telegrafin

E rezultati ishte fantastik për të dy shqiptarët, pasi të dy arritën t’i kualifikojnë shtetet përfaqësuese: Shqipërinë dhe Zvicrën, për në finalen e madhe të 22 majit. /Telegrafi/

Exit mobile version