Telegrafi

Bali Muharremaj jep urdhër për mbylljen e kazinove në Suharekë

Pas vrasjeve që tronditën qytetin e Suharekës gjatë vikendit, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka urdhëruar mbylljen e kazioneve në këtë komunë.

Muharremaj ka treguar se ka urdhëruar Drejtorinë e Inspeksionit për një operacion verifikimi të të gjitha objekteve ku zhvillohen lokërat e fatit.

” Në emër të qytetarëve te Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës”, ka shkruar Muharremaj.

Postimi i plotë:

Kërkoj mbylljen e KAZINOVE në Komunën e Suharekës

Sot kam dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe poashtu kam kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit.

Në emër të qytetarëve te Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës.

Si Kryetar i Komunës së Suharekës do të jem afër qytetarëve, që për aq sa më mundëson ligji që të jem në mbrojtjen e interesave tuaja. /Telegrafi/