Site icon Telegrafi

‘Kemali’ dhe e fejuara kalojnë mbrëmjen në “Fshatin shqiptar” (Foto)

Arnavutkoy (që në përkthim do të thotë “Fshati shqiptar”) është një nga lagjet më historike të Stambollit.

Ky vend është një ndër më të më të vizituarit prej yjeve turke pasi njihet për restorantet e shumta me me produkte deti.

Çifti që u fotografua mbrëmë në këtë fshat piktoresk ishin Burak Ozçivit dhe e fejuara Fahriye Evenc, transmeton Telegrafi.

Mahlagha Jaberi

Ylli i kinematografisë turke, i cili te ne njihet për rolin e ‘Kemalit’ serialin “Kara Sevda” dhe ‘Bali Bey’ në “Sulejmani i madhërishëm”, nuk u shpëtoi pyetjeve të gazetarëve për thashethemet e fundit në lidhje me modelen iraniane, për të cilët u tha se kanë qenë në një lidhje kohë më parë.

E gjithë kjo pasi aktori kishte komentuar një ndër fotot e shumta të bukuroshes iraniane Mahlagha Jaberi, e cila gjë kishte bërë bujë të madhe në mediat turke.

Aktori iu shmang pyetjes duke i kaluar thjesht më një buzëqeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version