Burak Ozçivit, i njohur me rolin e tij tek “Sulltani i madhërishëm” si “Bali Beu”, ka qëndruar për një vizitë një ditore në shtetin serb.
Aktori turk ka ateruar në Aeroportin “Adem Jashari”, para se të nisej për në Novi Pazar, atje ku e ka premierën e filmit “Kardesim Benim” (Vëllau im).
Megjithëse mediat serbe raportuan se Ozçivit ka thënë se “Kosova është Serbi”, e vërteta është krejtësisht e kundërt, transmeton Telegrafi.
“Bali Beu” ka pohuar gjatë prononcimit për mediat në Aeroportin e Prishtinës se “ndihem i emocionuar dhe se me kureshtjen mezi po pres të vizitojë Serbinë” dhe jo siç shkruajnë mediat serbe, se aktori ka thënë “Kosova i takon Serbisë”.
Shkaku i keqinterpretimeve të mediave serbe, ka zgjuar edhe reagimin e fansave shqiptar të aktorit, të cilët me disa komente edhe e kanë ofenduar.
Ndryshe, aktori së shpejti do të filloi xhirimet për projektet e reja televizive, të cilat fansat do të mund ta shohin në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/