Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një njoftimi bën të ditur se Baleti i Kosovës do të shkojë në Francë me shfaqjen “Recomposed”. Shfaqja do të jepet në teatrin ‘Le Palace’ në Paris, më datat 1, 2, dhe 3 qershor.
Shfaqja “Recomposed” u dha për herë të parë premierë në vitin 2016. Ky është projekt i realizuar mes të Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Ambasadës franceze në Kosovë, me koreografi të francezëve Christophe Beranger dhe Jonathan Pranlas-Descours.
“Recomposed” i referohet gjendjes aktuale të Kosovës, të ardhmes së saj dhe perceptimit të traditave. /Telegrafi/