Ditët e fundit, Baleti Kombëtar i Kosovës ka pasuruar trupën e tij me katër balerinë të rinj, të cilët tani janë pjesë e përhershme e institucionit.
Isa Gjocaj, Blerta Fanaj, Rigon Krasniqi dhe Erza Limani kanë nënshkruar kontratat e rregullta të punës, duke u bërë pjesë e ansamblit profesional të BKK-së.
Edhe pse këta balerinë kanë qenë të angazhuar prej kohësh si pjesë e jashtme e trupës, ky hap është tejet i rëndësishëm për institucionin, pasi tani ata kanë marrë statusin e të punësuarve në Baletin Kombëtar të Kosovës. Ky përparim në karrierën e tyre sjell një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e artit skenik dhe baletit në Kosovë.
Baleti Kombëtar i Kosovës ka shprehur mirënjohjen dhe mbështetje për këta balerinë të rinj, duke u uruar suksese dhe mbarësi në karrierën e tyre artistike. Institucioni shpreson që angazhimi i tyre të sjellë vlera të reja për publikun dhe artin skenik në vend, duke kontribuar në forcimin e mëtejshëm të trupës dhe zhvillimin e artit baletik në Kosovë.
Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Baletit Kombëtar të Kosovës për të promovuar talentet e reja dhe për të pasuruar skenën baletistike të vendit. /Telegrafi/