Site icon Telegrafi

Baletani 91 vjeçar ende ekzekuton piruetin

John Lowe (91 vjeçar) me siguri është baletani më i vjetër në Britaninë e Madhe, ndërsa edhe sot mund t’i ekzekutojë disa pika baleti që kërkojnë goxha angazhim, siç është pirueti.

Me balet filloi të merrej në moshën 79 vjeçare, pasi që vajza e tij u bë balerinë profesioniste, ndërsa vallëzimi e fascinonin. Ai thotë se çdo ditë stërvitet në shtëpi, ndërsa në orët e baletit shkon tri herë në javë.

Instruktorja e tij, Helen Pettit, thotë se John ka një talent të jashtëzakonshëm. Megjithatë, instruktorja thotë se shëndeti i tij nuk është aq i mirë sa t’i ekzekutojë disa pika që përfshijnë edhe kërcimet, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/

Exit mobile version