Telegrafi

Balet i ofrohet kontratë e re

Këtij lajmi së mëposhtëm sigurisht se do të gëzohet çdo tifoz i flaktë i skuadrës së Real Madridit.

Është raportuar se bordi ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re reprezentuesi uellsian, Gareth Bale.

Daily Telegraph, ka raportuar se Zinedine Zidane dhe bordi i klubit madrilen kanë rënë dakord që t’i ofrohet një kontratë e re dhe të mbetet tek Reali edhe për shumë vite të tjera.

Në anën tjetër tifozët e United nuk do të jenë të kënaqur, pasi që më herët ishte raportuar se Djajtë e Kuq kanë bërë ofertë për lojtarin në fjalë.