Një vallëzim, i realizuar në shtrat si “50 hijet e Rovena Stefës”, arriti kulmin me një puthje pasionante në buzë që shkëmbeu Graciano Tagani me këngëtaren e njohur në “Dance With Me”.
Balerini kryesor i trupës së këtij spektakli ka treguar për Panorama prapaskenat e një momenti të tillë që nuk ndodh shpesh në ekran, si dhe afrimitetin me artisten jashtë skenës.
“Ishte shumë e ngrohtë si puthje, u kënaqëm dhe e shijova shumë”, ka thënë fillimisht ai.
“Në fakt bëra shumë prova me qejf, dhe besoj u pa që kishim punuar”, është përgjigjur balerini kur është pyetur nëse kishin bërë prova për puthjen.
I pyetur nëse Rovena ka qenë mikeshë e tij para spektaklit, Graciano ka theksuar: “Jo, nuk e njihja më parë Rovenën. Tani jemi miqësuar në ‘Dance With Me’. Realisht është një person shumë pozitiv dhe e kam shumë xhan”.
“‘Dance With Me’ për mua është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Në katër vitet e këtij spektakli kam pasur mundësinë të kërcej me disa nga emrat më të njohur në Shqipëri, por mbi të gjitha kam krijuar miqësi shumë të mira. Jam kënaqur me të gjitha, kështu që nuk veçoj dot asnjë”, e ka komentuar ai përvojën me femrat e famshme me të cilat ka vallëzuar.
Se cili është statusi i tij aktual dhe nëse është i dashuruar, e ka marrë këtë përgjigje: “Vetëm në fundjavë jam i dashuruar, ditët e tjera s’kam kohë për dashuriçka. Kështu që mund të them se jam në një lidhje të komplikuar”.