Ekaterina Kondrashina po garonte në programin televiziv “Dancing” kur gjatë performancës së saj ka përplasur fytyrën me dyshemenë, duke bërë që nga hundët të dalë gjak.
Pavarësisht se 23 vjeçarja u lëndua, ajo e vazhdoi kërcimin e saj deri në fund dhe më pas doli nga skena pa marrë vlerësimin e jurisë. Ajo është dërguar menjëherë në spital ku i kanë thënë se e ka thyer hundën.
Ajo ka bërë dy muaj prova për këtë ditë dhe shprehet: “Për fat të mirë nuk më thanë se kam nevojë për ndërhyje kirurgjikale”.