Telegrafi

Balerina shqiptare tregon se të kujt janë të pasmet e ekspozuara në xhinse (Foto, +16)

Kristjana Ibro, balerina shqiptare e njohur ndryshe si “Kristjana Saxobeat”, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për shkak të veshjes së saj.

Ajo është fotografuar pranë një kafeje në Tiranë me një palë xhinse, të cilat ia zbulojnë të pasmet e saj.

Fotoja është publikuar nga faqja “Jeta Osh Qef” me mbishkrimin “Kur e kërkon famën me shpatulla”, por mesa duket kjo ‘ironi’ nuk e ka shqetësuar balerinën e cila e ka shpërndarë foton në profilin e saj në Facebook.

“S’na lenë rehat as paparacët”, ka shkruar ajo, transmeton Mapo.