Site icon Telegrafi

Balenën e ngordhur 23 metërshe e nxjerrin dallgët e detit në rërë, ekspertët nuk po e dinë shkakun e ngordhjes

Një balenë 23 metërshe e kanë nxjerrë dallgët e detit në breg të një plazhi në Indonezi, por nuk dihet se si kjo krijesë gjigante ngordhi.

Turma e qytetarëve shikonin të habitur përgjatë brigjeve në qytetin Kupang, ku ekspertët e kësaj fushe po mundohen ta kuptojnë se si ka ngordhur balena e kaltër, transmeton Telegrafi.

“Mendojmë se është balenë e kaltër, por nuk e dimë saktësisht se çfarë e shkaktoi ngordhjen. Duket se nuk ka ngordhur këtu”, ka deklaruar Lidya Tesa Saputra, eksperte e balenave.

Balenat e kaltra janë kafshët më të mëdha që ekzistojnë në planetin Tokë, ku pesha e tyre mund të shkojë deri në 200 tonelata dhe të jenë të gjata deri në 32 metra.

Sipas National Geographic, gjuha e kësaj krijese mund të peshojë sa një elefant dhe jetëgjatësinë mesatare e ka nga 80 deri në 90 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version