Telegrafi

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës – reagon interneti

Markat e modës shpeshherë krijojnë produkte me dizajne unike.

Këtë herë, marka luksoze Balenciaga e cila njihet për produktet e saj të çuditshme, ka prezantuar një byzylyk që duket si ngjitës.

Byzylyku është prezantuar gjatë koleksionit të Javës së Modës në Paris, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

 

Por, produkti ka lënë të tronditur përdoruesit e internetit të cilët po tallen me të.

“Shtëpia luksoze e modës Balenciaga ka ndezur edhe një herë debate me aksesorin e saj më të fundit, një byzylyk i krijuar për t’i ngjasuar një ngjitësi të kompletuar me logon e markës dhe një çmim të lartë prej 4,000 dollarësh. Kjo është thjesht çmenduri”, tha njëri nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Të tjerë kanë kritikuar markën dhe përpjekjet e saj për t’i shndërruar objektet e zakonshme shtëpiake në aksesorë mode me çmime të larta.

“Betohem se e gjithë kjo markë është vetëm një shaka e madhe”, tha një tjetër përdorues.

Bëhet e ditur se artikulli ende nuk është listuar për shitje në faqen e markës. Edhe pse Balenciaga nuk e ka bërë të ditur çmimin, disa njohës të modës kanë thënë se çmimi i byzylykut mund të arrijë deri në 4,400 dollarë.

Ndryshe, më parë marka luksoze ka shitur një çantë lëkure që dukej si qese plehrash për 1,790 dollarë. /Telegrafi/