Balenciaga, një markë e njohur për dizajnë të guximshëm dhe kontrovers, prezantoi atletet e reja me rrëshqitje “Zero” në të cilat ju duket sikur jeni zbathur
Këto këpucë inovative, pjesë e koleksionit Vjeshtë 2025, janë bërë tërësisht nga shkuma EVA, me formim 3D që ka thjeshtuar me guxim dizajnin deri në thelbin e këpucëve.
Këmba mbështetet në thembër të rrumbullakosur dhe në unazën e madhe të gishtit të madh, ndërsa gishtat e tjerë, pjesa e sipërme dhe harku i këmbës janë plotësisht të ekspozuar.
Balenciaga “The Zero” vjen në katër ngjyra – e zezë, e verdhë, e bardhë dhe kafe, por reagimet e publikut në rrjetet sociale nuk janë aspak njëngjyrëshe.
Demna ia doli të na shokonte sërish”, komentuan adhuruesit e modës, ndërkohë që shumë veta theksuan se marka ka kaluar sërish kufirin mes avangardës dhe absurdit, transmeton Telegrafi.
Gjeniale apo dështim i plotë?
Publiku i Balenciaga-s, i njohur për dashurinë e tij ndaj eksperimenteve, këtë herë nuk është unanim. Ndërsa disa lavdërojnë idenë e distilimit të këpucëve deri në thelbin e saj, të tjerët nuk janë të emocionuar.
Demna Gvasalia, i njohur vetëm si Demna, njihet për aftësinë e tij për të ripërcaktuar kufijtë në industrinë e modës.
Nën drejtimin e tij, Balenciaga prodhoi një sërë produktesh që shkaktuan vëmendje, nga një fund i bërë me peshqir, në një qese plehrash, te atlete të shkatërruara që shkaktuan një stuhi të vërtetë në treg.
Megjithatë, këpucët “Zero” mund të jenë produkti i tyre më i diskutueshëm deri më tani. Edhe pse me siguri ka arritur të tërheqë vëmendjen, lind pyetja nëse ky model është një hap drejt së ardhmes apo thjesht një truk tjetër për të tërhequr vëmendjen.
A do t’i vishnit këto këpucë që kushtojnë 630 dollarë?
/Telegrafi/