Alarmi është ngritur nga Komisioni Ndërkombëtar i Balenave (IWC), sipas të cilit, ka të dhëna se balenat gri, të cilat tradicionalisht janë ushqyer në ishujt Sakhalin, kanë nisur të migrojnë. Kjo për shkak të gërmimeve, ndotjes dhe zhurmës së pajisjeve të shpimit, që ndër të tjera dëmtojnë edhe dëgjimin e balenës gri.
IWC kërkoi nga kompania ruse Rosneft që të marrë mastat për të parandaluar një dëmtim të këtyre krijesave nënujore. Sipas statistikave, në të gjithë globin ekzistojnë 130 balena gri, nga të ciliat 26 janë femra. Nëse nuk merren masat tani, kjo specie rrezikon të zhduket. /Telegrafi/