Telegrafi

Balenat gjigante që peshojnë më se 20 tonelata, dolën mbi sipërfaqe pak metra larg barkës me turistë (Video)

Turistët që kishin shkuar të shihnin balenat në një bregdet të Sydneyt të Australisë, u mahnitën kur para tyre dolën dy balena gjigante.

Gjallesat që peshojnë më se 20 tonelata, kërcyen krejtësisht mbi sipërfaqe, duke iu dhënë atyre mundësi të mirë, që t’i shohin se si duken në tërësi, transmeton Telegrafi.

“Më dukej sikur do binte mbi ne dhe ta ndante barkën në gjysmë, ishin madhështore dhe të frikshme në të njëjtën kohë”, e ka përshkruar ngjarjen një turist.

Në fakt, këta turistë ishin shumë me fat, pasi afër barkës së tyre kanë shkuar afro 30 balena tjera të madhësive të ndryshme. /Telegrafi/