Telegrafi

Balena tri metërshe ngec në lumin Thames të Londrës, ekspertët i kalojnë orë të tëra për ta liruar

Një balenë e vogël dhe vetëm tri metra e gjatë është liruar, pasi kishte ngecur në lumin Thames në pjesën perëndimore të Londrës, kanë bërë të ditur zyrtarë që menaxhojnë portin e Londrës.

Agjencia britanike e lajmeve Reuters, shkruan se balena e vogël po qëndron e “varur në litar” pasi që është shumë e vogël dhe larg shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Një ekip i specializuar për punë të ndryshme në port, kanë punuar me orë të tëra që ta lirojnë balenën e vogël.

E rreth mesnatës e kanë dërguar me kilometra larg Richmond Lock, ku nga ty nuk është parë më pasi ka filluar rrugëtimin e saj në ujëra të thella. /Telegrafi/