Telegrafi

Balena që kërceu papritmas, lagu vizitorët që ndodheshin në barkë (Video)

Vizitorët që kishin shkuar në një bregdet të Kosta Rikës për të parë balenat, përjetuan më shumë se që kërkuan, kur një balenë kërceu papritmas nga sipërfaqja.

Shkaku i përplasjes së trupit me disa tonelata, një sasi e konsiderueshme uji mbuloi barkën e të pranishmëve, transmeton Telegrafi.

“Ishte si një përshëndetje e ftohtë, sikur donte të na thoshte të largoheshim, sepse po e pengonim”, ka thënë një vizitor.

Shumica preh tyre mbetën të frikësuar, pasi mendonin se balena mund të kthehej sërish dhe të sulmojë barkën. /Telegrafi/