Telegrafi

Balena kërkoi ndihmë, peshkatari ja hoqi një qese plastike nga hunda (Video)

Pasi janë fotografuar me balenën, Ivan Iskenderian, e ka vërejtur se balena e ka në hundë një qese plastike dhe ja ka hequr.

Këtë ngjarje e ka regjistruar nga barka tjetër Ron Kovacs dhe e ka postuar videon në llogarinë e tij në Facebook.

“Ishte një skenar i pabesueshëm, që më bëri të ndihem si një hero” ka thënë Iskenderian, pasi e ka ndihmuar balenën, me qesen që po e pengonte në hundë.