Telegrafi

Balena i kërkon ndihmë peshkatarit t’i hiqte plastikën nga goja (Video)

Balena është afruar tepër varkës së një peshkatari në Middle Harbour, afër Sydney, Australi.

Peshkatarët filmuan skenën, të cilët ishin shumë të surprizuar nga sjellja e kafshës, por më pas ata kuptuan se balenës i kishte mbetur në gojë një copë plastike dhe fill peshkaqeni, transmeton mapo.

Pas disa përpjekjeve peshkatari e çliroj balenën, e cila më pas u largua.