Telegrafi

Balena “fluturoi” nga uji dhe fundosi varkën, ekuipazhi u shpëtua nga dy vëllezër që ishin në një anije afër

Disa pamje të publikuara tregojnë një balenë duke dalë nga uji në Portsmouth Harbor në New Hampshire të martën në mëngjes dhe duke përmbysur një varkë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, e marra nga një varkë aty pranë, tregoi se në bord ishin të paktën dy persona.

Colin, 16 vjeç dhe Wyatt Yager, 19 vjeç, nga Maine, po peshkonin në varkën tjetër në port kur balena u shfaq.

Pasi kapën momentin, ata nxituan për të ndihmuar skafistët e shqetësuar.

Watch the latest video at foxnews.com

Vëllezërit i thanë stacionit një nga burrat u hodh nga anija ndërsa tjetri nuk mundi, por ai notoi në sipërfaqe me shpejtësi.

Sipas raporteve lokale, asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Roja Bregdetare e SHBA-së konfirmoi se asnjëri nga skafistët nuk u lëndua dhe balena gjithashtu dukej se ishte e palënduar nga incidenti. /Telegrafi/