Në plazhin Red Rock që ndodhet në Devon të Anglisë, uji e ka nxjerrë nja balenë të ngordhur e të gjatë afro 16 metra.
Krijesa e detit që ka qëndruar për një kohë në rërë, ka filluar të dekompozohet dhe rrezikon të shpërthejë, transmeton Telegrafi.
Rreth balenës janë vënë shirita, që njerëzit të mos afrohen, shkaku i rrezikut të ndonjë rrjedhjeje të brendshme.
Autoritetet e sigurisë nuk kanë bërë të ditur se çfarë do të ndërmarrin për ta larguar, meqenëse në atë vend po vjen erë e rëndë dhe shpërthimi mund të jetë shumë i pështirë. /Telegrafi/