Në Prishtinë është raportuar një tjetër rast i lojës “Balena e kaltër” që çon fëmijët në vetëvrasje .
Policia ka njoftuar se të premten një baba i shqetësuar ka raportuar për vajzën e tij tek forcat e rendit, për të cilën thuhet se ka gërvishtur duart duke vizatuar balenën.
“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se viktima-vajza e tij (e mitur) me një mjetë të prehtë i kishte gërvishtur duart duke bërë vizatime në formë balene. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/