Telegrafi

Balena 40 tonësh që u shpëtua nga rrjetat, jep shfaqje në breg të detit (Video)

Turistët në bregdetin e Cornwallit të Anglisë janë mahnit kur një balenë ka kërcyer 25 mbi sipërfaqen e detit, pasi është shpëtuar nga rrjetet e vjetra të peshkatarëve.

Gjallesa që peshon 40 ton, kishte ngecur për një kohë të konsiderueshme në një vend, por është shpëtuar fal aktivistëve që mbrojnë botën shtazore, transmeton Telegrafi.

“Ishte një shfaqje dhe shenjë falënderimi për shpëtimtarët e saj”, ka thënë një i pranishëm lidhur me rastin.

Në anën tjetër, po bëhen përpjekje që të pastrohet hapësira nën ujë, ku po ngecin shumë krijesa që konsiderohen specie në zhdukje. /Telegrafi/