Telegrafi

Bale i vendosur të mbetet te Real Madridi

Gareth Bale (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Gareth Bale thuhet se tani ka edhe më shumë gjasa të mbetet te Real Madridi këtë verë, raporton gazeta spanjolle Marca.

Klubi kinez Jiangsu Suning pati një marrëveshje për të nënshkruar me lojtarin nga Reali më herët gjatë verës para se Los Blancos të tërhiqnin marrëveshjen, pasi nuk do të fitonin asgjë nga ky transferim.

Ylli i Uellsit festoi ditëlindjen e tij të 30-të muajin e kaluar dhe thuhet se nuk është pjesë e planeve të Zinedine Zidane në Bernabeu, ndërsa tifozët e Real Madridit nuk e duan atë.

Lexo po ashtu Dy opsionet e Bale: Liga Premier ose qëndrimi te Reali

Bale ka të mbetura edhe tre vjet në kontratën e tij me Mbretërit dhe rroga e tij e madhe do të thotë se ai nuk ka dëshirë të fortë për t’u larguar nga klubi këtë verë, pavarësisht dëshirave të hierarkisë në kryeqytetin spanjoll.

Bale dhe Zidane nuk kanë raporte të mira (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ish-ylli i Southamptonit dhe Tottenhamit shënoi 14 gola dhe gjashtë asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Bale është lidhur me një largim nga Madridi për muaj të tërë me Anglinë dhe Kinën që përflitet se janë dy destinacionet e mundshme, por tek të dy kampionatet tani janë mbyllur afatet kalimtare. /Telegrafi/