Telegrafi

Bale vazhdon kontratën me Tottenhamin

Bale është duke kaluar një sezon të shkëlqyeshëm në White Hart Lane dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, përfshirë edhe Manchester United. Por pas sigurimit të vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, Tottenham ka qenë i shpejtë për të siguruar Bale deri në vitin 2014.

“Klubi ka kënaqësinë t’ju informojë se Gareth Bale ka nënshkruar marrëveshje të re katërvjeçare e cila do të vlejë deri në vitin 2014”, shkruhet në faqen zyrtare të Tottenhamit. /Telegrafi/