Telegrafi

Bale tregon pse shkoi te Real Madridi

Gareth Bale, futbollist i Real Madridit, kurrë nuk do të harrojë mbrëmjen kur u stolisën me titullin e dhjetë në garën më prestigjioze, Ligën e Kampionëve.

“Më kujtohet dita kur u transferova këtu dhe presidenti tha se po më transferon që ta fitojmë titullin e dhjetë”.

“Arsyeja pse erdha në Madrid ishte pikërisht që ta fitoja Ligën e Kampionëve. Ishte diçka speciale fitimi i këtij trofeu që në vitin e parë në Madrid”.

“Nuk do ta harrojë atë mbrëmje, që ka qenë tejet emocionuese. Edhe më e veçantë u bë kur u rikthyem në Madrid. Mijëra tifoz ishin duke na pritur. Ishte diçka e mrekullueshme, nuk do ta harroj kurrë këtë”, tha Bale.