Gareth Bale ka qenë sensacioni i kësaj fundjave në Ligën Premier pasi ishte vendimtar në fitoren e Tottenham Hotspur (4-0) ndaj Burnleyt.
Anësori uellsian shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër, ndërsa festa e tij ishte me formimin e shkronjave ‘WM’ para kamerave.
Arsyeja e kësaj mënyre të të festuarit ka të bëjë me vlerësimin e punës që po bën Fondacioni ‘Make-A-Wish’ (Shpreh një dëshirë), mirëpo disa nga bashkëlojtarët e tij në klub kanë dyshuar për një kuptim tjetër.
Njëri prej tyre është Lucas Moura, i cili iu bashkëngjit festës, por në vend të ‘WM’, vendosi të formonte shkronjën L duke dyshuar se ‘WM’ ka kuptimin e “Welsh Mafia” (Mafia Uellsiane).
“Meqenëse shumëkush po thotë se festa jonë është ‘Welsh Mafia’, ai vendosi të shkonte thjesht me (L) Lucas!”, ka sqaruar 31-vjeçari për Spurs TV. /Telegrafi/