Telegrafi

Bale tejkalon brazilianin Ronaldo në listën e golashënuesve të Real Madridit

Gareth Bale tashmë ka kaluar legjendën braziliane, Ronaldo, për gola të shënuar me fanellën e Real Madridit.

Bale ka qenë njëri nga lojtarët vendimtar të Real Madridit në triumfin e trefishtë radhazi të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, 30-vjeçari nga Uellsi ka rënë në hierarkinë e klubit mbretëror në këto dy sezonet e fundit.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton ndaj Unionistas dhe kalon në rrethin tjetër të Kupës së Mbretit

Ai këtë sezon ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar vetëm dy gola dhe dy asistime.

Por, me golin e shënuar të mërkurën mbrëma ndaj Unionistas, Bale ka arritur një rekord të madh.

Festa e Bale pas golit ndaj Unionstas

Bale ka arritur në shifrën e 106 golave me fanellën e Los Blancos, duke lënë pas vetes legjendën braziliane, Ronaldon.

Ronaldo kishte 104 gola dhe 34 asistime në 177 ndeshje me Realin, ndërsa Bale i arriti 105 gola dhe 67 asistime në 246 ndeshje.

Përveç kësaj, në golin e ardhshëm me fanellën e Realit, Bale do të barazonte Zinedine Zidanen (49 gola) dhe Luis Figon (57 gola) së bashku. /Telegrafi/