Gareth Bale ka thënë se të luash për Uellsin është më tërheqëse se për Real Madridin.
Uellsiani tashmë ka shkaktuar disa polemika në Spanjë, por që tani ai ka bërë me dije se dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.
Bale nuk ka luajtur te Los Blancos që nga lëndimi që pësoi në muajin tetor, por ka qenë i gatshëm të luajë për kombëtaren e Uellsit që drejtohet nga Ryan Giggs.
“Është definitivisht më tërheqëse të luash për Uellsin”, ka thënë ish-ylli i Tottenhamit.
“Kam qenë me pjesën me të madhe të lojtarëve që nga grupmoshat U17. Është sikur të luadh të dielave në parë çdo të diele. Është normale”.
“Me Uellsin, jam duke folur gjuhën time dhe ndihem më komod. Por, kjo nuk e ndryshon atë çfarë bëjë në fushë”.
Unë gjithmonë e jap 100 përqindëshin ku do që jam, kjo çfarë e bëjmë gjithmonë”, ka shtuar më tej Bale.
Uellsiani thuhet se në janar dëshiron të largohet nga Real Madridi, pasi nuk është i lumtur me trajtimin që po i bënë Zinedine Zidane. /Telegrafi/