Telegrafi

Me Bale, sulmi i Tottenhamit parashikohet të jetë në një dimension tjetër

(Foto: Instagram/spursofficial/garethbale11)

Ekspertët e futbollit parashikojnë se Gareth Bale do të rezultojë i suksesshëm te skuadra e Tottenham Hotspur.

Uellsiani është kthyer te Spursat në formë huazimi njëvjeçar, shtatë vite pasi ishte larguar drejt Real Madridit. Tashmë është konfirmuar se ai do ta bartë fanellën me numrin 9 te klubi anglez.

Në vitet e fundit, anësori ka pasur probleme me formën e tij, të cilën ia kishin kufizuar edhe lëndimet fizike.

(Foto: Instagram/garethbale11)

Mirëpo, me kthimin në klubin ku u bë i popullarizuar, pritet rikthimi në formë i 31-vjeçarit që pritet të ndërtojë një fazë ofensive të frikshme.

Lexo po ashtu Bale është i lënduar dhe nuk do të luajë deri në tetor, Real Madridi nuk e nderon në njoftimin për largimin e tij

Jose Mourinho tashmë i ka në dispozicion Son Heung-min dhe Harry Kane, dhe kur atyre do t’u bashkëngjitet Bale, sulmi i Spursave do të jetë në një dimension tjetër.

Heung-Min Son dhe Harry Kane (Foto: Andrew Boyers – Pool/Getty Images/Guliver)

“Duket joshëse – Kane, Son dhe Bale. Kanë shumë lojtarë të mirë te Tottenhami. Mezi pres të shoh si do të shkojë”, citon The Sun fjalët e trajnerit të Uellsit, Ryan Giggs. /Telegrafi/