Gareth Bale ka përdorur një strategji të veçantë për të shmangur një lëndim të ri në pulpë të këmbës.
Uellsiani kishte shpuar disa vrima në çorapet e tij gjatë ndeshjes të së shtunës ndaj Celta Vigos, të cilën Reali e fitoi me rezultat 7:1.
Sipas “Daily Mail”, kjo ishte bërë për të liruar presionin në pjesën që Balet i shkaktoi shumë probleme sivjet.
Ai ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje në La Ligë sivjet dhe në të gjitha garat ka shënuar 14 gola në 18 paraqitje.