Ylli uellsian, Gareth Bale i ka dhënë përkrahje bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo pas lëndimit që pësoi në finale të Euro 2016 ndërmest Portugalisë dhe Francës.
Ronaldo u lëndua kur po zhvillohej minuta e 25, pas një ndërhyrje nga Dimitri Payet, transmeton Koha.net. Ai i liroi vendin Quaresmas.
“E tmerrshme të shoh Cristianon të largohet në atë formë. Shpresoj të mos jetë asgjë e rëndë”, ka shkruar Bale në Tëitter.
Koha e rregullt e finales Evropiane, Portugali-Francë nuk ka dhënë fitues, ndërsa tani është duke u zhvilluar ndeshja në vazhdime dhe rezultati momental është 0-0.
Terrible to see Cris come off like that. Hope it’s nothing too bad ??
— Gareth Bale (@GarethBale11) July 10, 2016