Telegrafi

Bale, sërish lojtari më i mirë uellsian

Gareth Bale është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Uells për të gjashtën herë. Po ashtu, ky është viti i katërt radhazi që anësori i Real Madridit e merr këtë çmim.

Mesfushori i Stoke Cityt, Joe Allen, fitoi dy çmime – vlerësimin e lojtarëve dhe të tifozëve si lojtari më i mirë i vitit.

Talenti 16 vjeçar i Exeter, Ethan Ampadu, është shpallur lojtari i ri më i mirë i këtij vendi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Këta janë 23 futbollistët e nominuar për më të mirin e vitit nga FIFA (Foto)

Natasha Harding është shpallur lojtarja më e mirë, kurse Bronwen Thomas lojtarja e re më e mirë.

Çmimi i Bale bazohet në një vit të paharruar të uellsianit, i cili e udhëhoqi përfaqësuesen drejt gjysmëfinales së ‘Euro 2016’ (arritja e parë historike në një turne të madh) dhe e fitoi për të dytën herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/