Telegrafi

Bale: Ronaldo më i mirë se Messi

I pyetur nga Life’s a Pitch, “Messi apo Ronaldo?”, uellsiani u përgjigj: ”Për mua personalisht, do të thoja Ronaldo”.

”Ai është i kompletuar. Është i fortë, i fuqishëm, i shpejtë, mund të godasë me kokë dhe këmbë. Është e qartë që nuk mund të them asgjë të keqe për Messin, por si futbollist më i kompletuar është Cristiano Ronaldo”, ka thënë Bale./Telegrafi/