Vitin e kaluar Gareth Bale kishte një sezon për t’u harruar, por këtë herë anësori premton se do ndez motorët për të qenë protagonist me Real Madridin.
Në një intervistë për gazetën “Marca”, uellsiani tregon prapaskenat dhe punën që bëri për të arritur finalen e Cardifit, por flet edhe për tregun e transferimeve.
“Emocionet e finales kë Cardiff? Për të thënë të vërtetën, gjashtë javë përpara finales unë punova maksimalisht me synimin për të qenë në atë ndeshje dhe prezenca në stol ishte diçka e bukur. Nuk do të kishte kuptim puna e madhe, në rast se s’do të kisha arritur aty. Punoja 12 orë në ditë për të qenë në finale”.
“E vërteta që Unitedi ju kërkonte? Nuk lexoj gjëra të tilla, nuk ka asgjë. Jam i lumtur te Reali. Paramendoni dje kam marrë vesh që Lukaku u transferua te Unitedi”.
“Si ju duket Mbape si lojtar? Nuk e kam parë shumë. Unë nuk shoh shumë futboll, por di që është një lojtar i mirë dhe vitin e kaluar ka bërë një sezon të mirë’, ka thënë Bale. /PanoramaSport/