Site icon Telegrafi

Bale pritet të mungojë deri në 15 ditë

Gareth Bale pas lëndimit ndaj Villarrealit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Gareth Bale ka pësuar lëndimin e tij të fundit në ndeshjen e së enjten mes Real Madridit dhe Villarrealit që përfundoi me rezultat 2-2.

Lëndimi i yllit të Uellsit në muskulin e pasmë të kërcit është konfirmuar edhe nga Los Blancos, ndërsa pritet të mungojë nga dhjetë ditë deri në 15-të.

Kështu lojtari do të mungojë të dielën ndaj Real Sociedadit në La Liga, të mërkurën në Kupën e Mbretit ndaj Leganes dhe në ligë javën tjetër kundër Real Betisit.

Gareth Bale në duel me Santiago Caseres (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e radhës e Realit është kundër Sevillas me 19 janar, saktësisht 15 ditë nga koha kur lojtari ka bërë ekzaminimet mjekësore.

Nuk përjashtohet mundësia që Bale të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit në Kupën e Mbretit ndaj Leganes.

Lexo po ashtu Diaz te Reali, zyrtarizimi brenda javës së ardhshme

Vlen të theksohet se që kur lojtari iu bashkua klubit spanjoll nga Tottenhami lëndimet e tij kanë qenë mjaft të shpeshta. Ai ka pasur 16 lëndime, ka munguar 323 ditë, 64 ndeshje.

Gjithashtu te skuadra e Santiago Solarit të lënduar për momentin janë edhe Marcos Llorente, Marco Asensio dhe Mariano. /Telegrafi/

Exit mobile version