Telegrafi

Bale po shkon drejt pensionimit

Gareth Bale duket se do ta përfundojë karrierën në futboll më herët se sa që pritej.

Ylli uellsian e kaloi sezonin që lamë pas në huazim te Tottenhami, duke mos qenë në planet e Real Madridit.

Lojtari ka edhe një vit kontratë te Los Blancos, mirëpo këta të fundit e duan largimin e tij, pasi paga e tij e lartë është e papërballueshme.

Sipas asaj që raporton Marca, Bale e mendon pensionimin nga futbolli me të përfunduar Kampionati Evropian që mbahet në këtë verë.

Nga 11 qershor deri më 11 korrik, përfaqësueset do të garojnë për trofeun e Euro 2020, derisa anësori mendon se që pas përfundimit të garës për kombëtaren e tij, të pensionohet. /Telegrafi/