Telegrafi

Bale nuk largohet nga Reali

Tifozët madrilen kanë marrë një lajm të mirë.

Uellsiani Gareth Bale nuk do të largohet nga Real Madridi. Kështu mendon trajneri i Uellsit, Chris Coleman.

Ai është i sigurt se e ardhmja e ish-yllit te Tottenhamit është në Madrid.

“Unë jam i sigurt se e ardhmja e Gareth do të jetë në Madrid”, ka thënë Coleman, duke hedhur poshtë thashethemet për rikthimin në Angli. /Telegrafi/