Telegrafi

Bale: Nuk kam probleme me Ronaldon, Isco nuk luan në pozitën time

Gareth Bale ka folur rreth marrëdhënieve me Cristiano Ronaldon dhe Iscon.

Uellsiani ka pohuar se nuk ka ndonjë mosmarrëveshje me yllin portugez dhe se kuptohet shumë mirë me CR7.

“Ne kalojmë shumë mirë edhe në fushë luajmë mirë. Shënojmë bashkë shumë gola, bëjmë asistime të shumta te njëri-tjetrit”, ka thënë Bale.

Futbollisti ka thënë se nuk e shqetëson fakti që po raportohet se Isco do t’i zë vendin në fushë.

“Ne nuk luajmë në të njëjtën pozitë, natyrisht që është vendim i trajnerit, të dy duam të luajmë dhe kjo vlen për të gjithë ekipin”, tha Bale.

Ai ka pohuar se nuk është i kënaqur me paraqitjet e veta në sezonin e kaluar dhe pret që këtë vit të luajë më shumë dhe të jetë i dobishëm për Real Madridin. /Telegrafi/