Site icon Telegrafi

Bale: Nuk kam probleme me CR7, Reali luan si ekip

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, shpreson te fitorja ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Uellsiani është i vetëdijshëm për seriozitetin e ndeshjes, por beson te fitorja pasi Los Blacos luajnë gjithmonë si ekip.

“Jam gjithmonë i gatshëm të jap ndihmën time, ne luajmë së bashku dhe nuk ka rëndësi se kush shënon pasi luajmë për të mirën e klubit”.

“Pa marrë parasysh se kundër kujt luajmë në gjysmëfinale, ata janë në këtë fazë me plot meritë pasi në gjysmëfinale nuk vjen nga fati”.

“Mediat janë duke u munduar të krijojnë probleme mes meje dhe Cristianos, por nuk ka asgjë, ne ia kalojmë shumë mirë”.

“Ndeshja e parë është gjithmonë tensionuese, por ne do të japim më të mirën  nga vetja dhe shpresoj te fitorja”.

“Nuk ka rëndësi kush është në fushë, sepse ne punojmë si ekip dhe jemi të bashkuar dhe shpresoj që nesër (e martë) të tregojmë këtë”, ka thënë Bale. /Telegrafi/

Exit mobile version