Telegrafi

Bale nuk i dha asnjë votë Zidanes – uellsiani befasoi me votat e tij për trajnerin e vitit

Janë publikuar tashmë të gjitha detajet nga votimet që u bënë për më të mirët e përzgjedhur nga FIFA.

Në ceremoninë e mbajtur nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, janë përcaktuar, trajneri, lojtari dhe formacioni i vitit, me disa detaje të tjera të përcjella.

Por, çmimi për trajnerin më të mirë për këtë vit kishte befasitë e tij, pasi disa lojtarë nuk votuan maksimalisht për ata që janë nën urdhra të tyre.

Lexo po ashtu Probleme serioze për FIFA21: Mijëra lojtarë do i bashkohen Ibrahimovicit në hetimet për video-lojën

Votat e Gareth Bale ishte tejet interesante, me kapitenin Uellsit që nuk dha asnjë votë për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Lojtari zgjodhi Hansi Flick për votën e tij të parë, para Jurgen Kloppit në të dytin dhe Julen Lopetegui në të tretin.

Luka Modric, Sergio Ramos dhe Eden Hazard, të gjithë vlerësuan kontributin e Zidanes pak më shumë.

Hazard dhe Ramos e kishin francezin në vendin e parë, ndërsa Modric e vendosi Zidanen në vendin e dytë, pas Flick.

Lexo po ashtu Shpërthimi vullkanik që ndryshoi karrierën e Robert Lewandowskit

Ramos , ashtu si Bale, votoi për Lopeteguin si trajnerin e tij të tretë më të mirë për këtë vit.

Lexo po ashtu Bale e kërkon rikthimin te Real Madridi

Vetë Lopetegui, ndërkohë, votoi për Cristiano Ronaldon, Robert Lewandowskin dhe Lionel Messin si tre lojtarët e tij më të mirë.

Lewandowski , votoi natyrisht për trajnerin e Bayern Munchen, Flick si trajnerin e tij më të mirë të vitit 2020. /Telegrafi/