Janë publikuar tashmë të gjitha detajet nga votimet që u bënë për më të mirët e përzgjedhur nga FIFA.
Në ceremoninë e mbajtur nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, janë përcaktuar, trajneri, lojtari dhe formacioni i vitit, me disa detaje të tjera të përcjella.
Por, çmimi për trajnerin më të mirë për këtë vit kishte befasitë e tij, pasi disa lojtarë nuk votuan maksimalisht për ata që janë nën urdhra të tyre.
Votat e Gareth Bale ishte tejet interesante, me kapitenin Uellsit që nuk dha asnjë votë për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.
Lojtari zgjodhi Hansi Flick për votën e tij të parë, para Jurgen Kloppit në të dytin dhe Julen Lopetegui në të tretin.
Luka Modric, Sergio Ramos dhe Eden Hazard, të gjithë vlerësuan kontributin e Zidanes pak më shumë.
Hazard dhe Ramos e kishin francezin në vendin e parë, ndërsa Modric e vendosi Zidanen në vendin e dytë, pas Flick.
Ramos , ashtu si Bale, votoi për Lopeteguin si trajnerin e tij të tretë më të mirë për këtë vit.
Vetë Lopetegui, ndërkohë, votoi për Cristiano Ronaldon, Robert Lewandowskin dhe Lionel Messin si tre lojtarët e tij më të mirë.
Lewandowski , votoi natyrisht për trajnerin e Bayern Munchen, Flick si trajnerin e tij më të mirë të vitit 2020. /Telegrafi/