Telegrafi

Bale në radarin e Juventusit

Drejtuesit nga White Hart Lane kërkojnë hiç më pak se 15 milionë euro për 20- vjeçarin, shumë që nuk do të ishte problem për Juventusin kur dihen problemet e mëdha në mbrojtjen bardhezi.

Por, pengesë mund të jetë pozita e dobët e Juventusit në Serie A, pasi që Bale dëshiron Ligën e Kampionëve dhe nëse ndodh që Tottenhami të sigurojë pozitën e katërt në Ligën Premier, atëherë Juventusi duhet të trokasë në dyert e ndonjë klubi tjetër. /Telegrafi/