Telegrafi

Bale mund të dënohet me tri ndeshje mos-lojë pas festimit provokues ndaj Atletico Madridit

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale mund të përballet me një ndalim prej tri ndeshjeve në La Liga për një gjest provokues drejt tifozëve të Atletico Madridit.

Real Madridi fitoi me rezultat 3-1 ndeshje ndaj rivalit të urryer lokal, Atletico Madridit, në Wanda Metropolitano.

Sulmuesi i Uellsit, Bale shënoi golin e tretë të shtunën duke siguruar fitoren e Mbretërve, e cila e ngjiti në pozitën e dytë.

Lexo po ashtu Madridi është i tyre, Mbretërit sundojnë edhe në Wanda Metropolitano  

Megjithatë, Bale bëri një “gjest nxitës” apo provokues për tifozët vendas gjatë festimit të golit të tij.

Festa e Bale pas golit të shënuar

Gjesti i pretenduar në Spanjë njihet si një ‘corte de mangas’ apo gjest fyes dhe Komiteti i federatës së futbollit spanjoll tani do të shikojë incidentin.

Gjesti nuk ishte përfshirë në raportin e ndeshjes së gjyqtarit, por La Liga thuhet se që do ta hetoj incidentin me iniciativën e tyre.

Hetimi vjen në një kohë kur tensionet janë të larta midis shefit të La Ligës Javier Tebas dhe presidentit të Real Madridit Florentino Perez mbi përdorimin e VAR.

Në rast se Bale del fajtor për këto gjeste atëherë rrezikon të dënohet me tri ndeshje ndalesë. /Telegrafi/