Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale mund të përballet me një ndalim prej tri ndeshjeve në La Liga për një gjest provokues drejt tifozëve të Atletico Madridit.
Real Madridi fitoi me rezultat 3-1 ndeshje ndaj rivalit të urryer lokal, Atletico Madridit, në Wanda Metropolitano.
Sulmuesi i Uellsit, Bale shënoi golin e tretë të shtunën duke siguruar fitoren e Mbretërve, e cila e ngjiti në pozitën e dytë.
Megjithatë, Bale bëri një “gjest nxitës” apo provokues për tifozët vendas gjatë festimit të golit të tij.

Gjesti i pretenduar në Spanjë njihet si një ‘corte de mangas’ apo gjest fyes dhe Komiteti i federatës së futbollit spanjoll tani do të shikojë incidentin.
Gjesti nuk ishte përfshirë në raportin e ndeshjes së gjyqtarit, por La Liga thuhet se që do ta hetoj incidentin me iniciativën e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=T_5aeo6ZWNM
Hetimi vjen në një kohë kur tensionet janë të larta midis shefit të La Ligës Javier Tebas dhe presidentit të Real Madridit Florentino Perez mbi përdorimin e VAR.
Në rast se Bale del fajtor për këto gjeste atëherë rrezikon të dënohet me tri ndeshje ndalesë. /Telegrafi/