Telegrafi

Bale merr duartrokitje për golin e mrekullueshëm në stërvitje te Real Madridi

Eardhmja e Gareth Bale mbetet një mister, pasi nuk është e qartë nëse ai do të qëndrojë në Real Madrid apo nëse do të largohet përsëri, siç bëri vitin e kaluar kur u huazua në Tottenham.

Derisa pret që e ardhmja e tij të bëhet më e qartë, megjithatë, uellsiani po ngrihet me shpejtësi në formë në stërvitjen verore të Los Blancos.

Ai po shfaq cilësi të mira nën urdhrat e Carlo Ancelottit deri më tani dhe i ka bërë përshtypje italianit me gola si ai që shënoi në stërvitje.

Sulmuesi mori topin dhe lëshoi një goditje të fuqishme, me topin që shkoi në këndin e sipërm. Kjo mori një duartrokitje të vogël nga kolegët e tij, të cilët ishin të impresionuar nga ajo që panë.

Bale e përfundoi edicionin 2020/21 mirë me Tottenhamin, para se të shkonte me Uellisn në Euro 2020, por që u eliminuan në 1/8 e finales. /Telegrafi/