Luis Advincula ka thyer rekordin për shpejtësinë të regjistruar në një fushë futbolli.
Futbollisti 28-vjeçar i Lobos BUAP ka arritur një shpejtësi të paparë deri më tani në fushat e futbollit në takimin kundër Chivasit në kuadër të ligës elitare meksikane.
Ai në këtë formë ka lënë pas futbollistin e Real Madridit, uellsianin Gareth Bale, që mbante këtë rekord me 35.7 km/h.
Advincula, reprezentuesi i Perusë, regjistroi një shpejtësi prej 36.15 km/h, në ndeshjen e javës së kaluar.
Futbollisti këtë rekord e theu duke vrapuar me një distancë prej 68.5 metrave për 6.82 sekonda gjersa e ndiqte lojtarin e Chivasit, Alan Pulidos.
Ky i fundit ishte në një kundër sulm të shpejt gjersa u arrit papritmas nga futbollisti peruan, i cili i rrëmbeu topin dhe largoi rrezikun para portës së zonës së rreptësisë së vetë.
Ndryshe, vlen të theksohet se ndeshja kampionale meksikane përfundoi 1-2 për BUAP-in. /Telegrafi/